Qëlloj në shenjë

Materialet dhe mjetet: një kuti kartoni, disa gota plastike ose disa toptha të vegjël, një letër ose karton me vrima me madhësi të ndryshme

Organizimi i aktivitetit: Në pjesën e sipërme të kutisë së kartonit varni disa gota plastike ose edhe disa toptha të vegjël prej letre. Më pas  tregojini fëmijës që duhet të qëllojë me top gotat e varura dhe lejojeni të provojë disa herë deri sa t’i qëllojë të gjitha. Përgëzojeni sa herë që e qëllon gotën dhe jepini kurajo kur nuk e qëllon.

Për fëmijën që është pak më i madh në moshë, ju mund të vendosni një karton me disa vrima në një lartësi të përshtatshme për fëmijën. Vendosni në çdo vrimë pikët dhe së bashku me fëmijën luani se cili prej jush e hedh topin në vrimë më shpesh. Vendosni një çmim për fituesin 

Sugjerim:

Zhvilloni sa më shpesh aktivitete të tilla edhe brenda edhe jashtë në të cilat fëmija angazhohet edhe fizikisht.