Loja me pasqyrë

Materialet dhe mjetet: Pasqyra, plastelinë në kushte shtëpie dhe një metër nëse ju ndodht në shtëpi, nëse jo, mund të përdorni një fije peri.

Zhvillimi i aktivitetit: Sot, së bashku me fëmijën, do të diskutoni se si ndryshon njeriu duke u rritur. Për këtë, së bashku me fëmijën, krijoni me plastelinë tre figura me gjatësi të ndryshme. Figurat që krijoni mund t’i vendosni së bashku me fëmijën të cilës gjini i bëni. Ndihmoni fëmiun që të plotësoj figurat, me flokë sipas dëshirës së tij apo saj. Ndërkohë, përdorni metrin apo perin për të treguar dallimin në gjatësinë e trupit apo të gjymtyrëve. Gjithashtu mund të matni pjesët e trupit siç ndodhë kur shkoni tek rrobaqepsi.  Ju gjithashtu mund të bëni metjen e fëmiut në një vend të shtëpisë me qëllim që fëmiu të matët dhe të shoh ndryshimet me kohë. Zakonisht prindërit përdorin ndonjë derë dollapi, apo ndonjë mur që fëmiu e viziton shumë shpesh, por mund të përdoret edhe një dërrasë e drejtë e cila mund të lëvizet dhe ruhet në një vend të shtëpisë.

Së bashku me fëmijën qëndroni përballë pasqyrës dhe secili përshkruani me zë të lartë veten. Kjo mund të jetë shumë argëtuese për fëmijën. Psh. unë i kam sytë ngjyrë kafe, po ti? kush i ka sytë si ti në shtëpinë tonë? unë jam më i/e gjatë, po ti?

Në fund mund të pyesni fëmiun se cfarë i pëlqen më së shumti në pamjen e tij/saj.