Shtëpia ime
Materialet: blloqe druri, kuti të vogla, karrige,mbulesa.
Sot mbulojeni tavolinën me një mbulesë të pastër të bukës, çarçaf apo çfarëdo materiali të cilin e keni në shtëpi. Ajo mund të shndërrohet në një shtëpi të çastit ku fëmija së bashku me ju mund ta fillojë lojën. Fëmijëve mund t’i ofroni katror konstruktiv/blloqe, kuti të vogla ose Lego dhe ai/ajo fillon ta ndërtojë shtëpinë/ banesën. Gjersa ndërtojnë strukturën, flisni shpesh për gjëra të tilla si “Uau, kjo është një kullë e gjatë, e gjelbër! Le të gjejmë ku është dhoma jote ” ose “Unë e dua atë dhomën blu!”. Lejojini fëmijët ta ndërtojnë vet shtëpinë, edhe nëse hasin në vështirësi.