Shtëpia e përbashkët

Për aktivitetin e sotëm ju nevojitet një kuti kartoni ose kuti plastike, pak bar, gurë të vegjël, kapakë të shisheve, ose ndonjë veshje e fëmijës që nuk e përdor më e cila ka ngjyra të tokës.

Nëse sot dilni jashtë në natyrë me fëmijën, lejojeni të mbledhë bar, lule, apo edhe disa shkopinj.

– Tregojuni fëmijëve se kutia e kartonit apo e plastikës është shtëpia e përbashkët e kafshëve të fermës.

– Lejojeni fëmijën që t’i vendosë vetë të gjitha kafshët në shtëpinë e tyre. Ai/ajo mund ta provojë disa herë këtë.

– Kërkoni që të vendosë edhe pak ushqim për kafshët.