Shtëpia e familjes time

Materialet: shkopinj druri, laps, plastelinë, blloqe ndërtimi/lego. Së bashku me fëmijën numëroni sa anëtarë të familjes jeni.

Duke numëruar merrni aq shkopinj druri sa anëtarë të familjes jeni. Vizatoni në secilin shkop druri një fytyrë që paraqet një anëtar të familjes (në vend të shkopinjve mund të përdorni ndonjë objekt tjetër për të simbolizuar anëtarët e familjes). Me anë të blloqeve të drurit kërkoni fëmijës të ndërtojë një shtëpi e cila ka hapësirë për të vendosur në të anëtarët e familjes të krijuar më shkopinj druri (apo objekte tjera).

Ka shumë zgjidhje për këtë sfidë. Jepuni fëmijëve kohë për të eksploruar, eksperimentuar dhe ri-dizajnuar. Nxitni të menduarit e tyre me anë të pyetjeve të hapura.