Gjejmë anëtarët e familjes – shporta senzorike

Materiali dhe mjetet: fotografi të anëtarëve të familjes, ose objekte të anëtarëve të familjes [për shembull: çelësi i makinës, një palë syze,  një lodër, etj.]  kuti, enë, materiale ndijore si oriz, makarona, miell, fasule.

Të vegjëlit e duan gërmimin nëpër gjëra. Për të përgatitur aktivitetin, thjeshtë fshehni fotografitë  ose objektet poshtë materialeve ndijore në një enë/ kuti  dhe mbusheni me materiale ndijore si oriz, makarona, miell  apo fasule.

Kërkoni që fëmija t’i gjejë objektet ose fotot dhe t’i emërtojë ato apo të tregojë se të kujt janë.