Shqiponja nga duart e mia
Materialet dhe mjetet: letër e kuqe, ngjyrë e zezë.
Zhvillimi i aktivitetit: Pasi t’ia keni prezantuar flamurin kombëtar, qoftë përmes fotografive apo flamurit të vërtetë, tregojini fëmijës që tani së bashku do ta punoni një flamur.
Lyejini duart e fëmijës me ngjyrë të zezë, dhe vendosni ato në letër të kuqe për t’i lënë gjurmët në formë të shqiponjës. Vendoseni punimin diku në dhomë.