Të drejtat tona

Materialet dhe mjetet: pjata letre apo plastike (edhe letër kartoni e prerë në rrathë), ngjyra uji (apo letra me ngjyra) etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedohet me fëmijën se çfarë mendon për të drejtat e tij/saj, p.sh. Cilat janë të drejtat e tua? Si duhet t’i respektojmë të drejtat e të tjerëve? etj.

Merren pjata të letrës (plastike apo letra kartoni), ngjyrosen, apo vendoset në to letra me ngjyra. Pas vendosjes së letrës me ngjyra, fëmija numëron të drejtat e fëmijëve. P.sh. fëmija ka të drejtë: të ketë emër, të ketë familje, të ketë shtëpi, të shkojë në shkollë, të ushqehet mirë etj. Në çdo pjatë fëmija vizaton një element të të drejtave, p.sh., nëse thuhet “Fëmija ka të drejtë të ketë emër”, fëmija vizaton në njërën pjatë emrin e tij/saj, nëse thuhet “Fëmija ka të drejtë të ketë shtëpi”, fëmija e vizaton në njërën nga pjatat shtëpinë, e kështu me radhë, aq të drejta sa dëshiron fëmija t’i thotë.

Pas përfundimit të vizatimeve, pjatat lidhen me penj si qafore dhe varen në cepa të karrigeve apo mund të vendosen edhe me shirit ngjitës për muri. Në momentin që prindi apo kujdestari/-ja ligjor/-e thotë “Fëmijët kanë të drejtë të kenë shtëpi”, fëmija qëllon me top (apo me ndonjë leckë të bërë si top) pjatën me të drejtën e kërkuar. Kështu vazhdohet edhe me të drejtat e tjera të punuara. Sipas dëshirës, mund të ndërrohen rolet.