Shporta pranverore
Zhvillimi i aktivitetit: Sot, fëmijën tuaj lejojeni që ta eksplorojë një shportë pranverore. Bëni një shëtitje në natyrë ose nëpër shtëpinë tuaj dhe mblidhni çkado që lidhet me pranverën. Hidhini të gjitha së bashku në një shportë dhe lini që fëmija juaj të ketë kohë me bollëk për t’i eksploruar ato që ju i keni vendosur në shportë. Rekomandojmë që të mos jenë vetëm gjëra plastike. Mos harroni ta mbikëqyrni fëmijën dhe të jeni aty sa herë që i nevojiten informata apo ndihmë për ta kuptuar aktivitetin.