Shporta e kësulëkuqes
Materialet që ju nevojiten për këtë aktivitet: Pjata plastike apo karton, disa letra dhe gërshërë.
Zhvillimi i aktivitetit: Pranvera na sjell lule, na sjell zogj por edhe na sjell begati. T’ua shpjegojmë fëmijëve se çfarë begati në ushqim na sjell pranvera. Të krijojmë së bashku shportën e pemëve me fëmijët tanë. Vizatoni pemë të ndryshme për fëmijët tuaj dhe ata janë tani të aftë t’i presin dhe t’i ngjyrosin vetë. Flisni për pemët dhe për ngjyrat e shijet që kanë.
Shportën mund ta punoni nëse keni pjatë plastike apo edhe ndonjë karton. Pas kësaj, filloni të luani përrallen e kësulëkuqes e cila ka shporte në dorë dhe shkon te gjyshja. Është një përvojë shumë e mirë për fëmijën tuaj, që çdo gjë të krijoni vetë, duke filluar edhe nga shporta e kësulëkuqes dhe më pas të luani përrallën e kësulëkuqes në shtëpi. Përralla e kësulëkuqes tregohet gjithë kohën që është në pranverë dhe prandaj dhe ju sot keni zgjedhur të luani këtë përrallë në shtëpi.