Shijoj gjëra të mira

Materialet dhe mjetet: sheqer, kripë, limon, uthull, djathë, mjaltë, fruta etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Sot fëmijën do ta njoftoni me shqisën e të shijuarit dhe atë në mënyrën më të thjeshtë, duke i dhënë gjëra me shije të ndryshme për t’i shijuar dhe për të kërkuar nga fëmija të tregojë se çfarë shije kanë. Mbuloni sytë e fëmijës me një shami dhe vendosni disa pjata të vogla para fëmijës. Me gisht duhet t’i prekë me radhë pjatat për të kuptuar se çfarë po shijon. Në një pjatë të filxhanit, hidhni pak sheqer dhe i kërkoni ta shijojë duke e prekur pak me gjuhë, pastaj e pyetni se çfarë shije paska? Njëjtë veproni edhe me kripën dhe limonin, dhe nëse fëmija nuk e di, ju e informoni për shijen e ëmbël, të njelmët dhe të thartë. Gjithashtu jepini që të hajë nga pak gjëra që kanë shije të ëmbël, të njelmët dhe të thartë dhe sërish pyeteni se çfarë shije kanë si dhe pyeteni se me çka po shijon? Cila shije po të pëlqen më shumë? Me shijen e tij/saj të preferuar përgatitni një limonadë apo ndonjë ushqim tjetër.