Qëllojmë shkronjat me top
Loja mund të bëhet në shtëpi por ne rekomandojmë që të luhet jashtë në natyrë.
Do t’ju duhen disa gota plastike në të cilat keni vendosur shkronjat e emrit të fëmijës suaj, ose shkronjat e emrit tuaj etj. Fëmijës do ti duhet një top. Kjo lojë luhet si nga djemtë edhe nga vajzat.
Renditini gotat e plastikës rreth 3-4 metra larg nga fëmija. Kërkojini fëmijës që të vendosi topin në pikën e shënuar dhe të qëllojë me top me këmbë njërën prej shkronjave. Fëmija provon disa herë deri sa të qëllojë shkronjën e duhur.
Luani edhe ju bashkë me fëmijën.
Të njëjtën gjë mund ta bëni edhe nëse në gotat e plastikës shënoni numra.
Loja mund të vazhdojë duke luajtur futboll deri sa ju ta vendosni së bashku.