Akullore në mur

Kjo lojë mund të zhvillohet paradite ose pasdite, nëse dilni të luani jashtë sot.

Mundësia 1: Në këndin e veçantë të fëmijës, ose në dhomën e tij/saj, së bashku sot bëni një akullore në mur. Do t’ju duhen disa tullumbace/ballona me ngjyra, ose letra  më ngjyra të prera në formë të rrumbullakët, apo forma  të ngjyrosura. Për kaushin e akullores ju mund të përdorni letër ose edhe pecetë ose çarçaf të vjetër. Ju duhet edhe ngjitës. Ju gjithashtu mund edhe ta ngjyrosni murin me akulloren së bashku me fëmijën.

Jepini fëmijës në dorë pompën për të fryrë tullumbacet/ballonat dhe lejojeni/ndihmojeni ti lidhë kur të jenë të fryrë mjaftueshëm.

Fryni aq tullumbace/ballona sa dëshironi që të bëni akulloren. Mjafton që tullumbacet/ballonat të jenë me ngjyra.

Vendosni në mur [sipas dëshirës së fëmijës] kaushin e akullores. Jepjani fëmijës tullumbacen/ballonin dhe e lejoni ta ngjisë në mur me ngjitës. Le të vazhdojë kështu me të gjithë ballonat. Nuk ka rëndësi që akullorja të duket perfekte, le ti vendosë fëmija  ballonat si i pëlqejnë.

Mundësia 2:  Fëmija mund edhe të krijojë një varg me figurat e akulloreve. Lejojeni të përpiqet ti fusë në një lidhëse të këpucëve apo në një fill të trashë figurat e akullores, ashtu siç di vetë dhe ashtu si mundet. E rëndësishme është që të përpiqet ta bëjë vetë. Më pas vargun me akullore e var në murin e dhomës  ku luan.

Mundësia 3: Figurat e akulloreve sikur në foto, fëmija bashkë me ju mund të provojë ti ngjisë në mur me ngjitës. Lejojeni ta zbukurojë murin e dhomës së tij/saj apo murin e këndit të tij/saj  si të dëshirojë vetë, aq lart sa mbërrin vetë.  Në secilën kupë të akullores ju prindër mund të shkruani shkronjat e emrit të fëmijës suaj.

Nëse fëmija është më i/e vogël,  vendosini akulloret në anët e krevatit apo me një litar përmbi krevat…. fëmija juaj do të kënaqet  me ngjyrat e tyre si dhe duke i prekur e ndjerë.

Shijimi i një akulloreje e bën lojën edhe me të kënaqshme.