Ngacmojmë shqisat
Zhvillimi i aktivitetit: Tashmë qesja sensorike besojmë është pjesë e lodrave të fëmijës suaj. Sot krijoni një qese të re ose pasurojeni me më shumë objekte qesen që e keni. Ne ju propozojmë që ta mbushni një qese me gurë të vegjël që i gjeni jashtë, me forma dhe madhësi të ndryshme [të përshtatshme për dorën e fëmijës]. Më pas mbusheni qesen me ujë dhe vendoseni me ngjitës aty ku dëshironi që fëmija të luajë: në dysheme, në tavolinë ose në këndin e fëmijës. Mund të vendosni brenda saj edhe një lodër të vogël që bën zhurmë. Lejojeni fëmijën t’i ndjejë gurët brenda qeses dhe shikoni reagimin e tij/saj. Flisni me të duke e pyetur çfarë po ndjen dhe emërtojeni ndjesinë: e fortë? e ftohtë? kush bëri zhurmë?, etj. Ju mund ta mbushni qesen me çfarëdo materiali që i ngacmon dhe stimulon shqisat e fëmijës.