Festojm ditën e tokës
Dalim jashtë në natyrë (në oborrin e shtëpisë), edhe nëse bie shi apo fryen pak erë. Sot është dita e Tokës. Fëmijët le të luajnë çfarë të duan dhe kërkoni prej tyre që të mbledhin disa gjethe ose shkopinj, edhe pak dhe [ju bën mirë të zhyten (të bëhen pis) pak].
Pasi të ktheheni në dhomë, festoni ditën e Tokës bashkë me fëmijët:
– Me gjethet dhe shkopinjtë që morën nga jashtë të përpiqen të bëjnë një pemë ose një lule…
– Pema ose lulja mund të bëhet edhe me kapakët e gjelbër.
– Ju mund ta vizatoni edhe figurën e globit dhe fëmijët mund t’i vendosin kapakët sipas ngjyrave të globit, ose plastelinën/brumin që e keni ruajtur në frigorifer.
– Në fund shikoni një libër së bashku dhe lexojuni ose tregojuni një tregim për tokën.
– Në këtë tregim përdorni vende dhe ngjarje që fëmija i ka parë ose i ka përjetuar.
Aktiviteti zhvillon të menduarit, komunikimin, aftësitë motorike bazike dhe fine.
[ngg src=”galleries” ids=”4″ display=”basic_thumbnail” thumbnail_crop=”0″]