Pranvera në shishe
Zhvillimi i aktivitetit: Sot ju duhet një shishe e vogël plastike ose edhe një qese që mbyllet mirë. Vendosni në të lule me ngjyra të ndryshme dhe gjethe apo kërcej të gjelbër dhe mbusheni me ujë. Mbylleni fort dhe jepjani fëmijës. Nxiteni ta tundë, ta hedhë, e ta rrotullojë dhe shikoni së bashku çfarë ndodh me lulet në shishe. Flisni fëmijës gjatë kohës së lojës me fjalë të thjeshta dhe të qarta.