Shëtitje në park

Zhvillimi i aktivitetit: Sot shfrytëzojeni kohën për të dalë së bashku me fëmijën në park, pavarësisht moshës që ka fëmija. Ekspozimi me rrezet e diellit dhe ajrin e freskët i bëjnë shumë mirë jo vetëm për shëndetin por edhe për zbulimin e ambientit ku jetojmë.  Visheni me rroba praktike dhe lejojeni të luajë, të zvarritet në bar, të ecë, të gjejë lule apo insekte të vogla, të vrapojë pas topit, të njolloset, etj. Mjafton që t’ia ofroni udhëzimet e nevojshme. Lejojeni edhe të rrëzohet e të provojë të ngrihet vetë, apo të angazhohet në cilindo aktivitet që do.