Kalojnë vitet një nga një
Materialet dhe mjetet: fletë me ngjyrë të zezë, gotë letre apo plastike, ngjyrë e verdhë dhe e bardhë tempera.
Zhvillimi i aktivitetit: Pasi fëmija tani e ka pak më të qartë se si kalojnë ditët, muajt dhe stinët që sjellin edhe ndërrimin e vitit, sot ndihmojeni fëmijën që të përgatisë një punim për të festuar ardhjen e Vitit të Ri 2021. Në një fletë të zezë shkruani “Urime 2021” dhe pastaj ia ofroni fëmijës ngjyrën e verdhë, ngjyrën e bardhë dhe një gotë letre apo plastike të cilën e keni prerë më parë nga poshtë-lart (si në modelin në foto) dhe kërkoni nga fëmija që ta prekë gotën e prerë me fije të hapura në ngjyrë të verdhë e pastaj ta shtypë mbi fletën e zezë, pastaj lehtë ta prekë mbi ngjyrën e bardhë dhe ta shtypë mbi ngjyrën e verdhë me prekje të lehtë për të përftuar efektin e fishekzjarrit. Në të njëjtën mënyrë të veprojë disa herë për të fituar dy apo tri fishekzjarrë. Mundësojani fëmijës që punimin e përfunduar ta ngjitë në një vend të cilin do ta zgjedhë vet.