Kavanozi i dimrit

Materialet dhe mjetet: kavanoz, lodra të vogla, oriz.

Zhvillimi i aktivitetit: Me një kavanoz të zbrazët që e keni në shtëpi mund të krijoni një aktivitet shumë atraktiv për fëmijën tuaj. Mjafton të keni pak oriz të bardhë, rruaza apo dhe pak tel që shkëlqen (ju mjafton vetëm orizi nëse nuk i keni tjerat). Mbusheni me ujë të ftohtë më shumë se gjysmën e kavanozit dhe kërkoni nga fëmija juaj që në kavanoz të vendosë disa lodra të vogla dhe të forta që preferon fëmija juaj. Në anën tjetër, një filxhan me oriz të pazier e shpërlani mirë me ujë derisa të mos i dalë me ujë i bardhë. Me pas jepni orizin fëmijës suaj që ta vendosë në kavanozin me lodra dhe mbyllni mirë kapakun. Sa herë që fëmija rrotullon kavanozin, orizi do të bie nga lart poshtë mbi lodrat që janë brenda, duke i dhënë fëmijës suaj ndjenjën e borës brenda kavanozit.

Mund ta bëni edhe më atraktiv këtë aktivitet nëse keni rruaza të bardha dhe tel shkëlqyes në shtëpi, pasi bora do të shkëlqejë më shumë brenda dhe e bën më të bukur aktivitetin.