Përralla: Pse janë yjet në flamurin tim?
Materialet dhe mjetet: Laps, fletë.
Zhvillimi i aktivitetit: Të dashur prindër, le të kalojmë gjithë javën ditë festive duke ua treguar fëmijëve tanë rëndësinë e Festës së Pavarësisë dhe kuptimin e flamurit tonë. Sot do të fillojmë me përrallën e flamurit e cila do t’i nxisë fëmijët tuaj të mendojnë më shumë për flamurin tonë.
Ju mjafton fillimisht të vizatoni vetëm hartën e Kosovës dhe yjet mbi hartë dhe të filloni me përrallën, ndërsa fëmijët i shohin yjet në flamur.
Na ishte njëherë një vajzë e vogël e cila kërkoi nga prindërit e saj të vizatojnë Kosovën se si duket dhe të shohë sa e madhe është. Babi dhe mami pa përtesë ia vizatuan Kosovën dhe formën e saj që ka në hartë, duke i treguar se kjo është toka jonë dhe ky është vendi ynë i dashur. Babi i tha: ne duhet ta mbrojmë nga papastërtitë Kosovën tonë dhe ta bëjmë atë të bukur. Vajza ishte e shqetësuar dhe tha: baba, po kur bëhet nata, a frikësohet Kosova? Babi qeshi dhe i tha: po çka mendon ti, a frikësohet me të vërtetë? Çka të bëjmë që mos të frikësohet? Vajza e shkathët reagoi shumë shpejtë e tha: babi, eja të vizatojmë mbi hartë disa yje që ta shndrisin Kosovën natën dhe ta bëjnë edhe më të bukur edhe më të sigurt. Babi pranoi dhe vizatuan bashkë yjet në hartë. Nga ajo ditë vajza, ishte shumë e lumtur që yjet u bënë pjesë edhe e flamurit tonë.