Ku është lodra?

Zhvillimi i aktivitetit: Mbështilleni një lodër të fëmijës me një një shall dhe lidheni atë. Ju mund ta mbështillni edhe me letër zbukuruese.  Vendoseni larg fëmijës dhe prisni deri sa fëmija ta shohë e të përpiqet të shkojë atje [duke u zvarritur ose duke ecur].

Prisni deri sa fëmija përpiqet ta hapë, ta shtrijë, ta  shtrydhë, grisë  apo rrudhosë atë. Shikoni fytyrën e saj/tij  për të parë nëse është e/i interesuar apo e/i befasuar nga tingujt që bën pakoja/letra kur griset. Emërtoni atë që  shihni në fytyrën e saj/tij: “Uau! Rrudhoset dhe kërcet. Çfarë ka brenda?”