Piktori me gishta
Zhvillimi i aktivitetit: Mënyra më e mirë për të zbuluar se cfarë i pëlqen më shumë fëmijës suaj është që ta prezantoni me të gjitha llojet e aktiviteteve. Sot vëzhgojeni me kujdes dhe zbuloni nëse do të jetë piktor i ardhshëm ?.
Këtë mund ta bëni shumë thjesht, mjafton që ti vendosni përpara vetes një letër dhe një ushqim me ngjyrë, ose disa bojra bio [edhe baltë po ti vendosni, ju sigurojmë që do të kënaqet]. Lejojeni të ‘pikturojë’ në letër çfarëdo…..e ju përgëzojeni, pyeteni dhe përqafojeni. Në fund, së bashku lani duart dhe pastroni vendin. Ruajeni ‘pikturën’ dhe vendosni ku fëmija mundet ta shohë për disa ditë.