Përralla “Rosaku i shëmtuar”

Materialet dhe mjetet: libër me përrallën “Rosaku i shëmtuar”, letër e bardhë, laps, letër tualeti (ose pambuk, fasule), fara të zeza, kokrra misri ose edhe ngjyrë të drurit (tempera ose ngjyra të ujit) portokalli dhe të zezë, ngjitës.

Sot do t’ia lexoni fëmijës tuaj përrallën e bukur “Rosaku i shëmtuar”, apo nëse nuk e keni librin do ta gjeni të bashkëngjitur incizimin me përrallën në fund të aktivitetit që ta dëgjoni bashkë me fëmijën tuaj dhe pastaj t’i bëni pyetje fëmijës lidhur me përrallën, si: Nga dolën rosat e vogla? Po rosa e fundit, çfarë ngjyre kishte? Pse nuk e pranonin rosakët e tjerë? Po në fund, çfarë zbuloi rosaku i vogël?

Ju mund t’ia lëshoni fëmijës gjithashtu ta dëgjojë muzikën e baletit të Tchaikovsky-t ”Liqeni i mjellmave” dhe të kërkoni nga fëmija, nëse ka disponim, që gjithashtu të bëjë lëvizje elegante si mjellmë.