Përralla: Luna që u shërua nga shokët e shoqet e saj
Zhvillimi i aktivitetit: Filloni t’ia tregoni përrallën fëmijës suaj duke ia treguar dhe fotografinë e përrallës. Ndonëse në kopsht ka mjaft fëmijë, kohën e fundit të gjithë po vërenin mungesën e Lunës, kështu mësuesja vendosi t’u tregojë që Luna ka qenë e sëmurë, tani është duke u shëruar por ajo për ca kohë nuk dëshiron të vijë në kopsht, derisa të ndihet më mirë.
Fëmijët u mërzitën shumë dhe të gjithë kërkonin që ta vizitonin Lunën, derisa u dëgjua një zë i mërzitur por edhe bindës. Mësuese, thotë Arti, unë jam i bindur që nëse ne shkojmë tek shtëpia e Lunës dhe e ftojmë për të luajtur ajo do të ndryshojë mendjen, se ndoshta Luna ka harruar se sa qejf bëjmë ne së bashku.
Të nesërmen, të gjithë shokët dhe shoqet e Lunës shkuan tek shtëpia e Lunës dhe bërtitën njëzëri ‘LUNA, EJA TË LUAJMË’.
Luna ishte me nënën e saj gjersa dëgjoi zërin e shokëve të saj, fshehurazi i shikoi nga dritarja ndonëse lumturia e saj fshihej në sytë e saj të bukur, por ajo refuzoi të dilte duke thënë se tani trupi im është i mbushur me puçrra, por ai refuzim nuk zgjati shumë sepse nuk mundi t’i durojë ftesës së shokëve e shoqeve, kështu që përqafoi nënën e saj shumë e duke vrapuar doli jashtë.
Të gjithë shokët dhe shoqet vrapuan për ta përqafuar Lunën, duke e ftuar të luajnë. Pasi përfunduan lojën, nëna e Lunës i ftoi brenda për të ngrënë biskota, të gjithë u kënaqën aq shumë sa koha për të shkuar në shtëpi erdhi shumë shpejt. Të gjithë shokët e shoqet ju lutën Lunës që të nesërmen ajo të vinte në kopsht.
Shpejt erdhi koha e gjumit, e pasi nëna përfundoi së lexuari përrallën e preferuar të Lunës, e pyeti Lunën nëse nesër ajo do të shkonte në kopsht.
Luna e lumtur u përgjigj: PO, unë tani jam shëruar dhe mezi pres ditën e nesërme që të shkoj në kopsht për t’i takuar shokët e shoqet e mia.
Kështu Luna mbylli sytë dhe fjeti, për t’u mbushur me energji për një ditë të mbushur me aktivitete dhe lojëra me shokët e shoqet e saj.