Pantomima me kafshët e dimrit
Materialet dhe mjetet: një shall i hollë dhe disa letra të vogla si në foto për t’i vizatuar kafshët e dimrit në to.
Zhvillimi i aktivitetit: Për këtë lojë na duhet një shall i hollë dhe disa letra të vogla si në foto për t’i vizatuar kafshët e dimrit në to.
Vizatoni kafshët e dimrit (ariu, pinguini, foka, ujku, urithi, iriqi, ketri…) dhe bashkë me fëmijën ngjyrosini ato duke biseduar rreth çdo kafshe dhe vendeve ku jetojnë ato.
Loja është shumë e lehtë dhe atraktive. Uluni përball fëmijës dhe lidheni shallin e hollë në kokën tuaj.
Jepjani fëmijës në dorë letrat me kafshët e vizatuara dhe kërkoni nga fëmija që ta vendosë njërën nga to në kokën tuaj, sikur në foto, dhe vazhdoni jepni udhëzime fëmijës suaj.
Thoni fëmijës: Imitoje kafshën që e sheh në foto por mos ma thuaj emrin, unë do të ja qëlloj. Imitoje si ec? Çfarë zhurme lëshon? Jepini fëmijës sa më shumë kohë që ta imitojë kafshën me karakteristikat që ka në mënyrë që t’i zhvillojë aftësitë komunikuese dhe mendore përmes kësaj loje.
Ndërroni më pas rolet, ku ju imitoni kafshën që gjendet në kokën e fëmijës, duke e bërë më atraktive më zhurma dhe me sjellje.