Loja me arinj polar

Materialet dhe mjetet: ujë, shkumë rroje, akull, kafshë lodra.
Zhvillimi i aktivitetit: Sot do t’ju duhet një enë me ‘borë’, ujë dhe akull.  Nëse ka borë jashtë, mblidheni bashkë me fëmijën në një enë. Nëse nuk ka, ‘borën’ mund ta bëni duke vendosur ujë në një enë, dhe mbi të shtoni shkumë rroje. Kërkoni nga fëmija t’i përveshë mëngët dhe ta përziejë borën. Hidhni në enë edhe ujë dhe disa kube të vogla akulli [të cilin e keni ngrirë më herët]. Ofroni fëmijës ndonjë kafshë lodër dhe lejojeni të luaj në “borë”, ujë dhe akull. Bisedoni me fëmijën se si arinjtë polar jetojnë në vende të ftohta, me shumë borë dhe akullnaja, se si ecin shumë dhe gjatë për t’u ushqyer, etj. Lejojeni ta eksploroj materialin dhe të luajë me të sipas dëshirës.