Format me anë të trupit
Materialet dhe mjetet: një litar të çfarëdo lloji.
Zhvillimi i aktivitetit: Me një litar kërcimi ose ndonjë litar tjetër, bëni një formë të thjeshtë në dysheme.
Së bashku, ju dhe fëmija juaj përpiquni ta kopjoni formën me trupat tuaj.
Forma të mira për t’i provuar janë drejtkëndëshat, rrathët, vijat e drejta, trekëndëshat dhe
vijat e lakuara ose të dhëmbëzuara. Nëse janë të pranishëm anëtarët e tjerë të familjes ose fëmijë të tjerë, ju mund të bëni forma më të komplikuara, si shkronja ose kafshë.