Ngjyrat e fluturës sime

Sot fillojeni lojën me një gjëegjëzë për ta nxitur të menduarit e fëmijës:

“Është e bukur krahëlehtë, qëndron mbi lule por nuk është bletë.” (Flutura)

Shikoni ndonjë foto të fluturës në libra apo në internet. Komentoni si duket. Pyeteni fëmijën: si mundemi ta vizatojmë edhe ne fluturën që t’i ketë të barabartë të dy krahët? T’i ketë të njëjtat ngjyra apo pika në të dy krahët? A ke ndonjë ide?

Merren dy fleta të bardha A4. Njërën e merr prindi apo kujdestari dhe tjetrën fëmija. Letra paloset në dy pjesë.

Letrën e palosim duke e ndarë në gjysmë që t’i kemi të dyja anët e barabarta. Kur të dyja anët janë të barabarta, ato janë simetrike. Vizatohet flutura dhe më pas prehet në vijat e vizatuara. Fëmija ndjek hapat e punës. Pas prerjes ngjyroset vetëm njëra anë me ngjyra të ujit. Ashtu e lagur paloset duke e bashkuar me anën tjetër. Shtypeni me dorë duke e fërkuar me gishtërinj dhe më pas hapeni duke i treguar fëmijës se si ngjyrat e njërës anë kanë kaluar duke u bashkuar me anën tjetër. E tani krahët e fluturës janë të njëjtë apo simetrik.