Sa e bukur natyra me lule

Vizatimi, prerja, ndërtimi i enigmës I zhvillojnë shkathtësitë motorike, koordinimin e muskujve të imët në duar dhe  gishtërinj që janë pjesë e zhvillimit të tërësishëm të fëmijës parashkollor.

Vizatohet natyra me lule sipas dëshirës së fëmijës. Para se të fillojë të vizatojë fëmija, lihet një hapësirë për t’i vizatuar numrat nga 1 deri në 10. Ngjyroset punimi dhe prindi apo kujdestari me vizore ndanë në dhjetë pjesë vizatimin duke vizatuar vija me laps. Fëmija i vizaton numrat nga 1 deri në 10 dhe e pret nëpër vija vizatimin. Pas prerjes së vizatimit fëmija bashkon pjesët e prera të vizatimit për të formuar prapë vizatimin si më parë.  Aktiviteti përsëritet duke i përzier pjesët për t’i bashkuar prapë aq herë sa fëmija të ketë dëshirë.