Ecje me këpucë gjigante

Është lojë shumë atraktive që nxit koncentrimin dhe disiplinën e lëvizjes gjatë të ecurit, zhvillimin e muskujve të mëdhenj, etj.

Loja zhvillohet duke marrë disa kuti të këpucëve. Në skaj të tyre hapet një vrimë sa për t’u futur këmba. Dy kuti për të dyja këmbët.

Në mungesë të kutive të këpucëve loja mund të luhet edhe duke përgatitur sandale nga kartoni duke i lidhur me lidhëse këpucësh apo shirita nga materiale të buta stofi.