Lumi im

Lojrat me ujë janë shumë tërheqëse për fëmijë. Sot ata do ta krijojnë lumin e tyre në kushte shtëpie, në ballkon ose në oborr.

Merret folia e aluminit dhe i jepet forma e lumit. Anash duhet të krijohet një pjesë më e ngritur që uji të mos derdhet.

Anash lumit apo brenda mund të vendosen edhe gurë të vegjël.

Nga njëra anë lumi duhet të jetë më i ngritur me qëllim që të kuptohet rrjedha e lumit.

Vendosen gjëra të tjera në lumë dhe rreth lumit sipas dëshirës së fëmijës.