Eksperimenti, peshqit në lumë
Me një gotë dhe një fllomaster mund të bëjmë një eksperiment shumë të bukur që fëmijët tanë do ta pëlqejnë shumë dhe në të njëjtën kohë do ta mësojnë që uji tregon gjërat të duken më të mëdha.
Vizatoni dy peshq në madhësi të njëjtë në gotën tuaj, në anën e jashtme të gotës, sikur në foton e parë. Më pas një gotë tjetër të mbushur me ujë përgjysmë jepni fëmijës suaj ta mbushë gotën e vizatuar përgjysmë. Duke u mbushur gota përgjysmë do të bëjë dallimin fëmija se peshku i cili është tek uji duket më i madh se peshku tjetër i cili nuk është në ujë. Shpjegoni fëmijës që uji bën gjërat të duken më të mëdha, në lumë edhe gurëzit duken më të mëdhenj kur janë brenda dhe kur i nxjerrim ata duken më të vegjël. Nëse keni lumë në qytetin-fshatin tuaj këtë mund ta bëni duke i mbledhur edhe disa gurëz në lumin tuaj.