Ndjekim rrugën

Lojën e sotme ne rekomandojmë ta zhvilloni jashtë në natyrë, por ju mund ta zhvilloni edhe brenda në shtëpi apo në banesë.

Në rast se jeni jashtë në oborr, mjafton të vizatoni me shkumës apo me shkop nëse jeni në ambient me bar ose me zall, një rrugë të ngatërruar sikur në foto.

Më pas bashkë me fëmijën zbathur [pa sandale, këpucë, atlete], tregojini fëmijës se duhet të ecë nëpër këtë rrugë.

Fëmija këtë duhet ta bëjë disa herë, herë duke ecur drejt e më pas duke ecur anash, e më pas duke ecur mbrapsht, herën tjetër duke mbajtur në dorë një  gotë të mbushur përgjysmë me ujë etj.

Rrugën mund ta bëni edhe duke vendosur dërrasa apo çfarëdo materiali tjetër mbi të cilin fëmijët të  mund të ecin.

Bëjeni këtë lojë edhe ju me fëmijën dhe argëtohuni së bashku duke e mbyllur me një lojë futbolli