Dy prindërit e mi
Materialet e nevojshme: ngjyra tempera, sfungjer kuzhine.
Fëmijëve në këtë moshë u duhen aktivitetet senzorike dhe sa më tepër të përdoren në mënyrë aktive të gjitha shqisat, fëmijët do jenë më kuriozë dhe më bashkëpunues gjatë kohës që kaloni me ata.
Fillimisht, ashtu si në fotografitë më poshtë, nxisni fëmijën tuaj të vizatojë fluturën me ndihmën e duarve të ngjyrosura dhe të zgjedhë vetë se cila dorë është mami e cila babi.
Mënyra tjetër që fëmija juaj të ngjyrosë vetë pëllëmbën e dorës së vet dhe më pas ta ngjitë dorën në letër duke u munduar të formojë formën e fluturës sikur në fotografinë më poshtë.
Një mënyrë edhe më atraktive është që një sfungjer të kuzhinës ta ngushtojmë në mes me një lidhëse dhe më pas duke vendosur mbi të ngjyra tempera fëmija mund të krijojë flutura mbi fleta të bardha. Sfungjeri mund të lahet dhe me ngjyra tjera të vazhdohet disa herë sipas imagjinatës së fëmijës.
Gjatë kohës që krijohen këto punime, diskutoni që dy krahët e fluturës janë të dy prindërit. Nxiteni fëmijën t’i imitojë prindërit, p.sh. si bën babi,si bën mami etj.