Mikrobet me xixa
Materialet dhe mjetet: një ose dy lodra mbi të cilat hedhim xixa, pak baltë.
Zhvillimi i aktivitetit: Hidhni mbi një ose dy lodra të fëmijës disa xixa dhe ofrojani fëmijës për të lozur me to. Tërhiqni vëmendjen e fëmijës duke i treguar se duart e tij/saj janë bërë me xixa dhe duhen pastruar. Ofrojeni tek lavamani dhe ndihmojeni t’i fërkojë duart me njëra-tjetrën dhe t’i pastrojë ato.
Ju mund të krijoni disa situata në të cilat fëmija i ndot duart e tij/saj dhe më pas ju e nxitni fëmijën që t’i lajë duart disa herë. Në varësi të moshës, lejojeni ta bëjë edhe vetë pastrimin e tyre.