Mikrobet me xixa
Materialet dhe mjetet: xixa.
Zhvillimi i aktivitetit: Hidhni një sasi të vogël të xixave (miell, apo material tjetër) në duart e fëmijës suaj. Shpjegoni se këto pikat e vogla me shkëlqim janë si mikrobe, të cilat mund t’i sëmurin ata. Mikrobet janë shumë të vogla dhe ato ngjiten tek ju dhe kalojnë nga një objekt ose person tek tjetri nëse ne nuk i pastrojmë duart.
Bëni që fëmija juaj të prekë sipërfaqe të ndryshme dhe të shtrëngojë duart me njerëzit e tjerë. Tregoni atij se si përhapen mikrobet (xixat). Më pas kaloni tek larja e duarve [duke kënduar këngën Shumë urime për ty – sa zgjat kënga aq duhet të zgjasë edhe larja e duarve], duke u treguar se duhet t’i fërkojnë mirë me njëra-tjetrën dhe fëmija do të shohë se si lahen [largohen] mikrobet.