Retë e mija mbi gota

Materialet dhe mjetet: gota, shkumë e rrojës (ose sheqer, mikser dhe të bardha të vesë)
Zhvillimi i aktivitetit: Ky aktivitet ka për qëllim që fillimisht t’i argëtojë fëmijët dhe të nxisë kureshtjen e tyre për të diskutuar për retë, se si rrinë në qiell dhe nuk rrëzohen në tokë. A mbahen me penj retë në qiell apo rrinë vet ashtu? Si rrinë retë në qiell? Le t’u japim përgjigje pyetjeve të tilla.
Edhe pse mundohemi t’u shpjegojmë fëmijëve tanë fenomene të tilla, ne duhet t’ua demonstrojmë atyre me shembuj në mënyrë që t’i zhvillojmë aftësitë e tyre të të kuptuarit. 
Në disa gota të mbushura me ujë të ftohtë vendosim mbi to shkumë të rrojës dhe fëmijët do të shohin që shkuma e rrojës nuk përzihet me ujin dhe qëndron mbi ujë, sikur retë që qëndrojnë në qiell. 
Nëse në shtëpi nuk keni shkumë të rrojës, atëherë me mikser mund ta rrihni një të bardhë të vezës me një lugë sheqer, e cila do të shndërrohet në krem pastiqerie për pak minuta. As kremi që e keni krijuar vetë nuk do të përzihet me ujin dhe do të qëndrojë mbi ujë sikur retë në qiell. 
Mund të shtoni ngjyra të ndryshme mbi shkumën, do të shihni që vetëm ngjyrat depërtojnë retë sikur shiu që bie nga retë, kurse shkuma do të vazhdojë të qëndrojë mbi ujë.