Ecim si pinguin

Materialet dhe mjetet: balonë ose top i butë.

Zhvillimi i aktivitetit: Për ta argëtuar fëmijën tuaj sot, e tëra që duhet të bëni është ta fryni një balonë apo ta gjeni një top të butë dhe t’i kërkoni fëmijës të ecë me të duke e mbajtur ndërmjet këmbëve. Ju mund ta krijoni topin edhe me letër ose edhe me një triko të vjetër që nuk e përdorni më.

Së bashku mund ta shikoni këtë video  të shkurtër që fëmija të mësojë se si duken dhe ecin pinguinët.