Mbush enë me ujë

Materialet dhe mjetet: koritë (tabaka, tepsi), enë të formave, ngjyrave dhe madhësive të ndryshme.                     

Zhvillimi i aktivitetit: Aktiviteti i sotëm do ta ushtrojë fëmijën tuaj që të mbushë vetë enët e ndryshme me ujë por edhe të kuptojë që uji e merr formën dhe ngjyrën sipas enës. Ju i ofroni fëmijës një koritë (apo tabaka, tepsi) dhe aty i vendosni disa enë të madhësive, formave dhe ngjyrave të ndryshme. Gjatë kohës që fëmija e mbushë enën e parë, ju bëni pyetje, si: Çfarë forme dhe çfarë ngjyre ka uji tash? Pastaj kërkoni nga fëmija që ujin nga ena e parë ta derdhë në të dytën, ndërsa ju e pyetni “Po tani, çfarë ngjyre dhe forme ka?”. Të njëjtën sasi derdheni në një enë tjetër me formë dhe ngjyrë tjetër, derisa fëmija të kuptojë që uji ndryshon formën dhe ngjyrën sipas enës ku gjendet. Pastaj lejojeni fëmijën që të mbushë enët sërish me ujë derisa fëmija të ndalet vetë.