Mollë e punuar

Mjetet dhe materialet: fije peri, thupra, kartonë, gërshërë dhe fleta nga revista të vjetra.

Zhvillimi i aktivitetit: Përshëndetje prindër! Ne sot po ndajmë me të gjithë ju një zanat vjeshtor. Ky zanat i vogël e i lezetshëm është i shkëlqyeshëm për fëmijët e moshës 4 vjeç, por do të funksiononte edhe për fëmijët më të rritur. Është një aktivitet argëtues për t’i sjellë të gjithë në disponimin e vjeshtës dhe ju ndoshta tashmë keni në dorë shumicën e materialeve!

Sot do të ndërtoni së bashku me fëmijën tuaj pemën e mollës. Për të krijuar pemën ju mund të përdorni thupra apo shkopinj të cilët mund t’i lidhni me njëri-tjetrin me fije teli apo peri. Por mund të zgjidhni një trung peme të gatshëm që i ka disa degë. Një formë e këndshme është ta përgatisni vete pemën me fleta të revistave të vjetra të cilat i mbështillni si tub të hollë. Pasi të keni bërë disa, i ngjitni ato bashkë për të krijuar trungun dhe nga një e përdorni për degët. Prindi duhet të inkurajojë fëmijën që ta bëjë pemën ashtu siç dëshiron fëmija dhe ju i ndihmoni vetëm kur është e nevojshme. Për t’i krijuar mollët me fije peri, ndiqni udhëzimet e mëposhtme. Nëse nuk keni pe, kërkoni ide nga fëmija se si dëshiron që t’i bëjë mollët. Mund të përdorni edhe mollët e freskëta, p.sh. nga një për çdo anëtar të familjes, dhe pasi të keni mbaruar darkën, fëmija mund t’ju servojë mollët nga pema e tij/saj.

Udhëzimet për mollët nga peri.

Filloni të mbështillni disa fije të kuqe ose të gjelbra rreth kartonit.

Vazhdoni të mbështillni derisa molla të mbulohet plotësisht. Lidhni fijen në anën e pasme.

 

 

 

 

Duke lidhur fijen e perit, shtoni një degëz dhe një gjethe në mollën e punuar.

 

Dhe ja ku është! Ju mund të bëni një tufë në hije të ndryshme, të gjelbër dhe të kuqe.