Peshqit 3 D në lumin tim
Të modelojmë peshqit me letër duke u dhënë formën 3 D, në mënyrë që t’i vendosim si të vërteta mbi një lumë të vizatuar apo mbi një çarçaf të bardhë.
Letrat e kaltërta, nëse keni, apo letrat e bardha, ngjyrosini vende-vende me të kaltër dhe preni në rrathë të mëdhenj e të vegjël, në disa mënyra. Më pas palosni në mes rrethin duke formuar një gjysmërreth me fëmijët sikur në foto dhe vizatoni apo ngjisni sy me oriz, me fasule apo me materiale të ndryshme që keni në shtëpi. Bishtin modeloni nga letra po ashtu, dhe tani keni shumë peshq të cilët janë gati të notojnë në lumin tuaj imagjinar mbi çarçaf, mbi letër të kaltër apo edhe mbi një kovë me ujë ku gjysma do të fundosen dhe gjysma do të mbesin jashtë.