Magjia me ngjyra

Aktiviteti i sotëm  është një eksperiment  magjik me ngjyra. Ajo çka ju duhet në fillim, është një lakër e kuqe, nga e cila përmes një mikseri nxirrni lëngun e lakrës.  Ju mund edhe ta zieni për pak minuta lakrën dhe do të keni lëngun e saj.

Hidheni këtë lëng në një shishe plastike dhe ofrojani fëmijës shishen.

Mbi tavolinë tregojini fëmijës që të vendosë tri gota, në të cilat të hedhë:

gota 1 – pak uthull; gota 2 – pak sodë buke; gota 3 – ujë.

Pastaj  fëmija   nga shishja me lëng lakre, hedh në secilën gotë lëngun e lakrës.  

Kërkoni fëmijës t‘ju tregojë çfarë ndodhi me ngjyrën në secilën gotë?

Lejojeni fëmijën edhe të përziejë ngjyrat me njëra-tjetrën dhe të zbulojë ngjyrat që fiton.

Në secilën gotë, fëmija mund të vendosë edhe nga një gjethe lakre, ose një pecetë të bardhë dhe të  zbulojë se çfarë ndodh.

  • Data
  • Kategoria
  • Shpërndaj