Lulet prej brumi

Zhvillimi i aktivitetit: Tashmë recetën për të përgatitur  plastelinën prej brumi  besoj e keni. Provoni t’i hidhni plastelinës prej brumi edhe disa pika ngjyrë natyrale [lëng lakre të kuqe, ngjyrues bio ushqimorë, etj.] dhe ndajeni në topa të vegjël.

Vendosini topat aty ku fëmija juaj luan dhe lejojeni të manvorojë me plastelinën prej brumi nëpër duar. Çdo formë që fëmija i jep është e bukur dhe mund të duket si lule. Luani së bashku, qeshni së bashku dhe krijoni lloje e forma të ndryshme të luleve së bashku.