Lulet e letrës që lulëzojnë

Një aktivitet tipik për moshën 3-4 vjeç, që e nxit të menduarit dhe në të njëjtën kohë i argëton fëmijët duke mësuar.

Flasim fillimisht me fëmijët se si mbjellen lulet dhe se si ato lule kanë nevojë për ujë dhe u tregojmë se nëse i ujisim rregullisht ato lulëzojnë.

Le ta provojmë përmes eksperimentit me lulet e letrës dhe ta shohim konkretisht si lulëzojnë lulet.

Në një letër të bardhë i vizatojmë disa lule dhe i prejmë në formën e tyre. Më pas fëmija juaj e ngjyros secilën nga petalet e lules me ngjyra të ndryshme.

Më pas i palosni lulet sikur në foto dhe i grumbulloni të gjitha në një vend.

Në një enë të madhe e mbushni pak ujë dhe udhëzojeni fëmijën që t’i vendosë lulet e palosura mbi ujë. Do të shohin se si hapen lulet sapo bien në kontakt me ujin dhe do të argëtohen shumë.

Në këtë mënyrë, fëmijët do ta kuptojnë rëndësinë e ujitjes së luleve.