Luaj dhe argëtohem

Zhvillimi i aktivitetit: Për fëmijët më të vegjël, sot mjafton t’i bëni disa figura hijesh me gishtat tuaj dhe fëmija do të përpiqet t’i ndjekë me sy apo t’i kapë me duar. Shoqërojeni ndryshimin e figurës me tingullin e zërit tuaj.

Nëse fëmija është pak më i/e madh/e, mjafton t’i ofroni një tepsi me forma dhe ta lejoni që të provojë të vendosë në to materiale të ndryshme. Lejojeni të provojë disa herë deri sa t’i rehatojë sipas madhësisë e butësisë.