Kujdesi për flokët e mi

Materialet dhe mjetet: letër, gërshërë, laps

Zhvillimi i aktivitetit: Për ta praktikuar shkathtësinë e prerjes me gërshërë, vizatoni një portret. Bashkë me fëmijën, duke e lejuar më shumë atë të angazhohet, ngjitni fije letre ose penj për t’i krijuar flokët. Jepini fëmijës një palë gërshërë të sigurta dhe le të bëjë sikur po i pret flokët. Ofrojini fëmijës po ashtu edhe një krehër dhe lejojeni t’i krehë flokët në portret. Nëse në shtëpi keni kukulla, kërkoni nga fëmija që të kujdeset dhe të krehë edhe flokët e tyre.

Bisedoni me fëmijët për kujdesin ndaj flokëve, tregoni se ato duhen krehur gjithmonë në mëngjes dhe para se të flemë në gjumë, dhe se flokët duhet të lahen me shampon dhe të priten rregullisht.