Kutia e dritës
Materialet dhe mjetet: kuti e madhe, një marker apo ngjyra uji, disa drita dekorative me ngjyra.
Zhvillimi i aktivitetit: Me siguri në shtëpi keni ndonjë kuti të madhe që nuk e përdorni më. Sot kutia është loja e fëmijës suaj. Futeni brenda në kuti dhe lejojeni të shkarravisë në faqet e saj. Nëse është i/e vogël, mjafton ta shtroni një shtresë të butë dhe shtrijeni me kurriz….lyeni këmbët e tij/saj me ngjyra uji dhe do të shikoni që në faqet e kutisë do të shfaqen figurat e para. Nëse fëmija mund të ulet, ofroji një marker ose një pjatë me ngjyra uji dhe ai/ajo do të fillojë të krijojë pikturën e vet, ashtu si i pëlqen.
Loja nuk mbaron këtu: në pjesën e sipërme të kutisë hapni disa vrima dhe në to vendosni shiritin e dritave dekorative. Mbylleni kutinë [sigurohuni që në njërën anë kutia të jetë e hapur dhe ju të jeni aty me fëmijën], dhe ndizni dritat. Kënaquni me përjetimin e fëmijës suaj.