Ku ka pak, dhe ku ka shumë?
Materialet dhe mjetet: Makina, kukulla, kube,etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Prindi / kujdestari, së bashku me fëmijën, mbledhin disa lodra të vogla, si psh. makina, kukulla, kube,etj., dhe i vendosin ato mbi një tavolinë. Kërkoni fëmijës që t’i ndajë sipas llojit sendet që janë në tryezë, psh. në njërën anë makinat e vogla, në njërën anë kukullat, në anën tjetër kubat, e kështu me radhë. Pasi të ndahen të gjitha lodrat në grupe, kërkoni nga fëmija që duke i parë me sy të lire, t’ju tregojë se ku ka më pak lodra, dhe ku më shumë. Fëmija kënaqet duke luajtur me kuba, por edhe nëse i numëron loja bëhet edhe më zbavitëse dhe e dobishme.