Kolazh me veshje

Materialet dhe mjetet: ngjitës, gërshërë, letra me ngjyra dhe materiale të ndryshme, etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Në një letër apo karton vizatoni forma të veshjeve. Merrni letra të ndryshme të kuzhinës, të toaletit, folje, pulla, letër me ngjyrë, etj. Këto letra dhe materiale preni në copa të vogla dhe vendosni në dispozicion të fëmijës që ai/ajo të bëjë kolazh duke zbukurar veshjet. Ky aktivitetet i lejon fëmijës që të shpreh aspektin e vet artistik sipas dëshirës dhe imagjinatës se tij. Lavdërojeni fëmijën për durimin dhe punën e tij. Punimin mund ta varni diku në dhomën e fëmijës.