Kush e gjen
Zhvillimi i aktivitetit: Loja “Kush e gjen” është lojë argëtuese e fëmijëve. Loja luhet me 2 ose më shumë persona, ku njëri duhet ti mbyllë sytë me dorën e mbështetur për ndonjë objekt që simbolizon gurin d.m.th qendrën. Pasi ai që mbyllë sytë fillon të numërojë, të tjerët vrapojnë që të zënë vendet më të përshtatshme për t’u fshehur. Me mbarimin e numërimit, lojtari i gurit d.m.th ai që i kishte të mbyllur sytë duhet të gjejë vendstrehimet e të tjerëve dhe pasi që t’a gjen dikë, lëshon një bërtimë “të pashë …” dhe nxiton me vrapë për të shkuar tek guri ku duhet ta prekë dhe të thotë “të gjeta dhe emrin e personit që e ka gjetur”. Lojtari i gurit duhet të ketë kujdes mos ndonjëri del nga streha dhe vrapon tek qendra duke thënë “të gjeta”. Nëse lojtari që i mbyllë sytë, d.m.th lojtari i gurit e gjen ndonjërin dhe ia arrinë më shpejtë ta prek gurin dhe të thotë “të gjeta” te guri, atëherë rradhen për ti mbyllur sytë e ka ai të cilin e ka gjetur të parin. Gjatë lojës e stimulojmë, i ofrojmë ndihmë, e monitorojmë dhe luajm së bashku me të dhe në fund të aktivitetit përgëzoje për aktivitetin.